Rrëmbimi i policëve, ministri Zveçla: E pamundur që të kalohet kufiri, aksioni u krye nga “Kobra”

Nga A2 CNN
15 Qershor 2023, 09:12 | Kosova
Rrëmbimi i policëve, ministri Zveçla: E pamundur që

Menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla, dolën në një konferencë për mediat.

Pas fjalës së Kurtit, ishte radha e Zveçlas, i cili bëri thirrje që ndërkombëtarët të dënojnë rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga ana e forcave serbe ditën e djeshme. Ai tha se Serbia po mundohet të pengojë shtrirjen e sovranitetit territorial të shtetit të Kosovës.

“Beogradi ndërmori një hap të turpshëm të papranueshëm duke rrëmbyer 3 zyrtarë të policisë sonë. Operacioni ka qenë organizuar nga ekipi special i Serbisë, Kobra. Bëhet fjalë kur më herët ka pasur kontrabandë dhe ajo rrugë ishte ndërprerë nga ne. Ka qenë e pamundur që policët tanë të kalojnë në territorin e Serbisë siç thotë propaganda serbe. Ky akt kriminal është bërë si akt hakmarrje për arrestimin e një krimineli. Serbia po mundohet të pengojë shtrirjen e sovranitetit tonë në të gjithë territorin. Ky akt kriminal duhet të dënohet ashpërsisht nga faktori ndërkombëtar, sepse shfaq fytyrën e vërtetë të Serbisë. Bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të policëve tanë”. (A2 Televizion)

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla
https://a2news.com/2023/06/15/rrembimi-i-policeve-te-kosoves-nga-forcat-serbe-svecla-nuk-e-dime-ku-ndodhen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos