
Një fatkeqësi dhe një alarm për konflikt shpërthyes në Ballkanin Perëndimor e ka konsideruar deputeti i pavarur dhe ish-kryeministri Haki Abazi, rrëmbimin e tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga Serbia. Në studion e Debatit në A2 CNN ai tha se duket sikur janë kthyer inatet ballkanike që bie ndesh edhe me bashkësinë ndërkombëtare.
“Kjo është një fatkeqësi e madhe një alarm i radhës se duket mirë që ka një masë kritike të interesuar për konflikt të vazhdueshëm dhe shpërthyes në Ballkanin Perëndimor. Alarmi për përshkallëzimin e situatës që jo vetëm policët, por edhe 2 qytetarë nga Podujea të ndaluar në serbi. Jemi në një situatë ku janë kthyer inatet ballkanike të kundërveprimit të Serbisë për veprime të institucioneve të Kosovës. Kjo bie ndesh me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për shtendosjen e situatës për të mos lënë terren për forcat ekstremiste dhe kriminale serbe që janë gati për një konflikt të ri”.
Sipas tij Serbia po bën testimin e Bashkësisë ndërkombëtare dhe apelon që të mos biem në kurthin e provokimeve.
“Duartrokitje dhe fërkim i duarve ndodh vetëm në Moskë, por një gjë që është e rëndësishme është që Serbia po bën testimin e Bashkësisë ndërkombëtare, nuk duhet të biem në kurthin e idesë se ka pabesi dhe po tenton se në cilën masë ata po provokojnë”.
Korniza e sigurisë në Ballkan është më e fortë se çfarëdo veprimi testues, apo me prapaskena nga Serbia. e Drejta është në anën e Kosovës, veprimet e institucioneve të Kosovës kanë qenë të balancuara, por kjo nuk ka mjaftuar për mbajtjen larg të konflikteve në rajon. Serbia e ka kuptuar pozicionin e vet dhe është një lexim i gabuar nga ana e Kurtit sesa mund të shkojë drejt asaj që është e drejtë por jo domosdoshmërisht ka përkrahjen për të pasur pas vetes mbështetjen e ndërkombëtarëve”.
SSipas ish-ambasadorit dhe kryeredaktorit të RTV 21 në Prishtinë, Arbër Vllahiu, rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës është hakmarrje politike e Beogradit.
“Kjo ishte hakmarrje politike e Beogradit zyrtar edhe me arrestimin e një personi në pjesën veriun e Kosovës. Beogradi u triimëruar nga ajo që BE dhe SHBA deklaruan në ditët e fundit. Beogradi po shfrytëzon çdo mundësi të tij dhe nuk besoj që do të heqë dorë. Bashkësia duhet të bëjë një barazpeshë mes Prishtinës dhe Beogradit, edhe për shkak të përgjegjësisë së Beogradit zyrtar për përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës dhe ndikimit mbi serbët e Kosovës”. (A2 Televizion)