Rrëmbimi i policëve të Kosovës nga forcat serbe, Sveçla: Nuk e dimë ku ndodhen

Nga A2 CNN
15 Qershor 2023, 09:23 | Kosova
Rrëmbimi i policëve të Kosovës nga forcat serbe,

I pyetur nga gazetarët, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, thotë se nuk e dinë se ku ndodhen tre policët e rrëmbyer nga forcat serbe.

“Nuk e dimë se ku mbahen policët tanë, Serbia është një vend jodemokratik dhe nuk brengoset për liritë e të drejtat e të burgosurve. Nuk brengoset as për deeskalimin e situatës aktuale. Këto informata po ndahen me partnerët tanë, edhe kur ishim aty kishte pjesëtarë të KFOR-it që hetonin rastin. Mund të them sa i takon terrenit, të dhënat përputhen, por presim deklarim zyrtar të tyre. Gjurmët tregojnë se ky ka qenë një aksion i këtyre dy njësive speciale me numër shumë më të madh se pjesëtarët e policisë tonë kanë qenë”. (A2 Televizion)

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla
https://a2news.com/2023/06/15/kosova-rrit-gatishmerine-kurti-i-cuditur-me-heshtjen-e-nderkombetareve-per-veprimet-e-serbise/
https://a2news.com/2023/06/15/kurti-nxjerr-fotot-ku-u-rrembyen-3-policet-pse-nuk-reagon-kfor/
https://a2news.com/2023/06/15/rrembimi-i-policeve-ministri-zvecla-e-pamundur-qe-te-kalohet-kufiri-aksioni-u-krye-nga-kobra/

A2 CNN Livestream

Latest Videos