
Në Shtetet e Bashkuara, janë regjistruar 130 759 raste të reja të koronavirusit dhe 1881 vdekje, në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të siguruara nga Universiteti Johns Hopkins. Numri total i infektimeve ka arritur në 26 31 623 raste të konfirmuara dhe 443 355 vdekje që nga fillimi i pandemisë.
Për më tepër, 49 936 450 doza të vaksinës janë shpërndarë në vend dhe 32 222 402 janë administruar.
Ndërkohë, Brazili ka regjistruar 595 viktima nga Covid-19 dhe 24 591 infeksione në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Që nga fillimi i pandemisë, numri i viktimave është rritur në 225 099 krahasuar me 9 229 322 raste. (A2 Televizion)