Rreth 60 mijë vdekje nga Covid-19 janë regjistruar në spitalet e Kinës për një muaj

Nga A2 CNN
14 Janar 2023, 12:20 | Bota
Rreth 60 mijë vdekje nga Covid-19 janë regjistruar në spitalet e

Thuajse 60 mijë vdekje të lidhura me Covid-19 janë raportuar nga Kina pas heqjes së kufizimeve që ishin vendosur për të frenuar përhapjen e virusit.

Sipas raportimeve, vdekjet janë regjistruar në spitale.

"Gjithsej 59,938 (vdekje) u regjistruan mes 8 dhjetorit 2022 dhe 12 janarit 2023," u tha gazetarëve Jiao Yahui, një zyrtar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë.

Ky numër nuk përfshin vdekjet jashtë objekteve mjekësore. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/13/rreth-900-milione-njerez-jane-infektuar-me-covid-19-ne-kine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos