Rrethohet Kapitoli, një burrë me kamionçinë kërcënon se ka bombë

Nga A2 CNN
19 Gusht 2021, 20:04 | Bota

Forca të shumta policie kanë rrethuar ndërtesën e Kapitolit në Uashington pas një kërcënim për bombë.

Një burrë në drejtimin e një kamionçine ka hipur në trotuarin pranë Librarisë së Kongresit dhe kërcënon efektivët se ka një bombë dhe se do ta shpërthejë atë.

Policia është duke negociuar me të, ndërkohë që forcat speciale ndodhen në zonë dhe kanë evakuuar dhe punonjësit që ndodheshin në godinë.

Rrugët që të çojnë drejt Kapitolit janë mbyllur, ndërkohë që situata është ende aktive dhe për këtë arsye banorëve iu kërkohet që të mos dalin nga banesat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos