Rrezatimi bërthamor, Finlanda i kërkon popullit që të blejë jod

Nga A2 CNN
12 Tetor 2022, 21:12 | Bota
Rrezatimi bërthamor, Finlanda i kërkon popullit që të

Qeveria e Finlandës ka dhënë rekomandime të reja për popullatën në rast të rrezatimit bërthamor. Ky shtet ka këshilluar njerëzit nga mosha 4 deri në 40 vjeç dhe gratë shtatzëna të mbajnë rezervë pilula jodi.

Pas këtij paralajmërimi nga Ministria Finlandeze e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, farmacitë në Finlandë kanë shteruar rezervat e tabletave të jodit brenda pak orësh. Siç sqaron kjo ministri në një deklaratë, aktualisht në Finlandë nuk ka tableta jodi për fëmijët nën 3 vjeç për shitje.

https://a2news.com/2022/08/30/be-dergon-5-milione-pilula-kunder-rrezatimit-ne-ukraine/

Aktualisht, vendi nordik ka një rrjet masiv të strehimoreve të mbrojtjes civile, rezerva të mëdha strategjike të furnizimeve dhe protokolle emergjente për t'u përballur me pothuajse çdo rast. Këshilla kryesore e autoriteteve vazhdon të jetë strehimi në ambiente të mbyllura, “sepse është mënyra më efektive për të reduktuar ekspozimin ndaj rrezatimit”. Marrja e tabletave të jodit do të ishte “një masë paraprake plotësuese dytësore”, thuhet në tekstin e publikuar nga Ministria.

Në fakt, kërkesa për këtë produkt, për të cilin nuk kërkohet recetë, ishte aq e lartë, saqë faqja online e rrjetit më të madh të farmacive në vend, Yliopiston Apteekki, ra përkohësisht.

Finlanda nuk është i vetmi vend afër Rusisë dhe Ukrainës që do të vuante nga pasojat e një sulmi bërthamor. Në gusht, edhe qeveria rumune i bëri thirrje popullatës së saj që të blejë gjithashtu tableta jodi. Me atë rast, shqetësimi i autoriteteve nuk u përqendrua aq shumë në përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, por në një “katastrofë bërthamore” në uzinën ukrainase në Zaporizhia, e cila është rrethuar vazhdimisht nga forcat ruse, pavarësisht rrezikut që kjo sjell. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos