Rreziku i spirales së mosbesimit, pesimizëm nga pasiguritë e shtuara dhe shterimi i mjeteve mbrojtëse

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2022, 16:50 | Ekonomi
Rreziku i spirales së mosbesimit, pesimizëm nga pasiguritë e

Humbja e besimit në ekonomi është më shumë se sa një tregues apo gjetje e Bankës së Shqipërisë. Pasiguritë e shtuara nga njëra anë, me mjetet që po shterojnë nga tjetra, duhen marrë seriozisht.

Teksa theksojnë se para se të bëhet mirë do kalojmë edhe më keq, ekspertë të ekonomisë kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë pasi humbja e besimit në ekonomi mund ta zhysë vendin në një cikël rënës.

Sigurisht që skepticizmi ndaj gjendjes financiare nuk është një fenomen vetëm shqiptar... por ajo që na dallon nga shtetet e tjera është brishtësia e sistemit ekonomik që shpesh ngre sinjalin “SOS” edhe nga kriza më e vogël.

Rënia e besimit në ekonomi, tregues i stepjes së njerëzve për të shpenzuar rrezikon ta fusë ekonominë në një cikël rënës, duke shkaktuar një reaksion zinxhir negativ që përfshin xhepat e qytetarëve, portofolet e sipërmarrjeve e arkën e shtetit.

Ashtu si kur batica tërhiqet, rishfaqet rëra në plazh, e njëjta pritet të ndodhë me inflacionin. Shumë njerëz do të vijojnë të vuajnë me gjithë ndoshta frenimin e shtrenjtimit të jetesës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos