“Të punohen tokat djerrë”, sipas ekspertëve, supertaksimi nuk është zgjidhja e duhur

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2022, 16:59 | Ekonomi
“Të punohen tokat djerrë”, sipas ekspertëve,

Kriza ekonomike po e rikthen vëmendjen te sipërfaqet e mbuluara nga ferrat, dhe zgjidhja, sipas kryeministrit, do të gjendet përmes taksimit të jashtëzakonshëm.

Ekspertët e bujqësisë e konsiderojnë pozitive iniciativën përpunimin e tokave të lëna në harresë, por supertaksimi për ta nuk është një zgjidhje.

Para se këto deklarata të kthehen në vendime, sipas pedagogut të Bujqësorit, Zef Gjeta duhet konsultim i gjerë me palët e interesit dhe duhet të kuptojmë qartë arsyet se pse fermerët zgjedhin të mos e punojnë tokën.

Emigracioni, mungesa e financimit dhe aksesit në fonde, plakja e popullsisë, aksesi i kufizuar në tregje etj, shtrohen si disa prej arsyeve që kanë ndikuar në lënien e tokave djerrë.

Nga ana tjetër, edhe pronësia është një plagë ende e pambyllur, ndërsa ka zotues tokash të papajisur me certifikatën e pronësisë.

Në Lituani, fermerët që e punojnë tokën paguajnë 35% më pak taksë për tokën, ndërsa në disa shtete në SHBA ka lehtësi në taksim. Së fundmi, Malta po konsideron të taksojë tokën e papërdorur.

Por sipas Gjetës, rasti i Shqipërisë është i pakrahasueshëm me vende të tjera që mund të përdorin taksimin si një mënyrë për të nxitur punimin e tokës nga fermerët, pasi fermerët do e gjejnë mënyrën t’i shmangen taksimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos