
Të ardhurat e pakta dhe dy goditjet që pësoi ekonomia shqiptare, tërmeti dhe pandemia e COVID-19 janë sipas ekspertëve, arsyet që shumë familje shqiptare sot kanë rënë në kufirin e varfërisë.
Banka Botërore vlerësoi në raportin e fundit se gjatë vitit 2020, 112 mijë shqiptarë u shtyjnë drejt varfërisë. Sipas këtij klasifikimi, 1.3 e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë, niveli më i lartë në rajon.
Ish-drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja argumenton se numri i të varfërve në Shqipëri ishte shumë i lartë edhe përpara nisjes së pandemisë dhe të rrezikuar përveç atyre me të ardhura të pakta, janë edhe të punësuarit provizorë, që përbëjnë 12% të totalit të të punësuarve.
Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se paga mesatare bruto në Shqipëri në fund të 2020-s ishte 54 951 lekë. Në dy vitet e fundit ajo ka pësuar një rritje të lehtë, me rreth 2600 lekë, teksa çmimet e mallrave të konsumit të përditshëm dhe kryesisht ushqimeve kanë njohur rritje të
ndjeshme.
Sot një familje shpenzon mbi 41% të buxhetit familjar vetëm për ushqim. Një peshë e tillë e konsiderueshme është tipike për vendet e varfra. Në Europë, ushqimet zënë vetëm 15% të buxheteve familjare. (A2 Televizion)