
Për të shmangur rrezikun e zgjerimit të shtresës së varfër të shoqërisë, eksperti i ekonomisë Selami Xhepa rekomandon reformim të ndarjes së të ardhurave kombëtare në mënyrë proporcionale.
Xhepa argumenton se hendeku i skajshëm me të varfërve dhe të pasurve mund të sheshohet vetëm përmes reformave afatgjata ekonomike.
“Ndarja e të ardhurës kombëtare mendoj që duhet të jetë më e ndershme, në kuptimin që nëse ekonomia në një dekadë, dy dekada, nuk arrin që të krijojë rritje të të ardhurave, për pjesën më të madhe të popullsisë, atëherë do të thotë që diçka nuk funksionon në modelin tonë ekonomik. Nëse ne nuk rregullojmë mekanizmin që ndan të ardhurën, ne do të vazhdojmë të prodhojmë një ekonomi me varfër. Ekonomia ekziston që të krijojë më shumë dhe për më shumë”, tha Xhepa. (A2 Televizion)