Lufta ndaj krimit, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, Dumani takon në Tiranë homologun serb

Nga A2 CNN
15 Shtator 2025, 16:30 | Kronikë

Lufta ndaj krimit, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave,

Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z. Altin Dumani, priti Drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, z. Mladen Nenadic.

Sipas njoftimit tëGjatë takimit që u zhvillua në zyrat e SPAK, në Tiranë, u diskutua për ngritjen në një nivel më të lartë të bashkëpunimit mes dy institucioneve në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Dy kryeprokurorët theksuan rëndësinë e shkëmbimit të ndërsjellë të informacionit dhe ekspertizës, në dobi të zbatimit të ligjit, sigurisë rajonale dhe më gjerë.

I mbështetur nga Projekti për Drejtësinë Penale në Ballkanin Perëndimor pranë Eurojust, ky takim, i pari mes dy institucioneve ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Serbisë shënon një hap të rëndësishëm përpara në bashkëpunimin, në rajonin e Ballkanit Perëndimor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos