Aldo Bare, i dënuari përjetë si drejtues i "bandës së Lushnjës", kërkon të përfitojë ulje dënimi në Gjykatën e Lartë.
Bare ka depozituar një rekurs në këtë gjykatë, që do të shqyrtohet nga një kolegj penal me relator gjyqtarin Sandër Simoni, përcjell A2 CNN.
Më konkretisht, sipas njoftimit të Gjykatës së Lartë, Aldo Bare ka kërkuar uljen e dënimit me 45 ditë për vitin 2018.
Kujtojmë se Aldo Bare edhe më herët ka kërkuar ulje të dënimit, duke shfrytëzuar hapësirat ligjore për të arritur qëllimin.
Kujtojmë se me draftin e kodit të ri penal, nëse do të hyjë në fuqi, të burgosurit përjetë do të mund të përfitojnë lirim me kusht, bazuar në përmbushjen e disa parametrave. (A2 Televizion)