Rihapja e ekonomisë globale, kthim gradual në normalitet për të gjithë sektorët

Nga A2 CNN
17 Maj 2021, 21:55 | Ekonomi
Rihapja e ekonomisë globale, kthim gradual në normalitet për

Rihapja graduale e ekonomisë globale është faktori kryesor, thonë ekspertët, në normalizimin e eksporteve shqiptare. Lajmet për heqjen e masave kufizuese, ecuria e procesit të vaksinimit nëpër botë dhe premtimi për një rritje ekonomike të fortë këto dy vjet kanë bërë që industria të mos humbasë kohë dhe të rrisë prodhimin.

I tillë është rasti i hidrokarbureve dhe mineraleve, sipas ekspertit Dael Dervishi, eksportet e të cilave janë rritur ndjeshëm në bazë të kërkesës globale. “Premtimi për një rritje të fortë ekonomike po e mban kërkesën për hidrokarbure të lartë, pavarësisht shqetësimeve që vijnë nga normat e inflaksionit të mundshëm nga rënia e fuqisë blerëse”, thotë ai për A2.  

Një rigjallërim i ngjashëm do të pasojë sipas ekspertit Genti Beqiri edhe për industrinë e veshjeve dhe këpucëve. “Kemi një sjellje konsumatore shumë më kursyese, e fokusuar në mallrat e domosdoshme dhe që kanë lidhje me shëndetin”, evidenton ai.  

https://a2news.com/2021/05/17/tregtia-e-jashtme-eksportet-kapercejne-nivelet-para-pandemise/

Por pavarësisht një rikthimi të mundshëm në normaliteti, sektori i fasonit sipas Beqirit, duhet të transformohet me patjetër drejt prodhimit, që nënkupton të gjithë hallkën nga dizajnimi tek dalja në tregjet e konsumatorëve.

“Ne duhet të diversifikojmë gradualisht sektorin nga fasoneri në manifakturë të mirëfillte, dhe kjo kuptohet me politikat përkatëse nga shteti”, shton Beqiri.

Një proces të tillë sipas Beqirit duhet ta ndjekin të gjithë sektorët e ekonomisë, për t’u bërë jo vetëm më konkurrues, por edhe për të rritur mundësinë që t’i bëjnë ballë krizave të tilla në të ardhmen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos