Forumi Rinor i Partisë Demokratike organizoi një protestë para Kryeministrisë, në 29-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.
Me pankarta në duar, ku sipas protestuesve, simbolizohej situata aktuale, ata përkujtuan 20 shkurtin si ditën e largimit të përmendores së Hoxhës nga sheshi.

Kreu i FRPD-së renditi si problem kryesor sot largimin e të rinjve. “A ka emergjencë të madhe kombëtare se fakti se çdo ditë që kalon, të rinjtë po largohen nga vendi?”, ngriti shqetësimin Belind Këlliçi.
Folësit e tjerë kishin mesazhe për kryeministrin Rama. Protesta e mesditës u zhvillua e qetë dhe përfundoi pa përplasje mes të rinjve dhe efektivëve të pakët të policisë, që menaxhuan këtë aktivitet. (A2 Televizion)