Rreziqet për planetin, paralajmërimi i shkencëtarëve: Mos abuzoni me Tokën

Nga A2 CNN
5 Gusht 2019, 12:50 | Bota

Shkencëtarët dënojnë ashpër dëmin që i është bërë sipërfaqes së planetit tonë. Sipas tyre, veprimet e njerëzve kanë çuar në degradim të Tokës, zgjerim të shkretëtirave, rrënim të pyjeve dhe jetës së egër.

Ekspertët shprehen se Toka është kthyer nga një aset që lufton ndryshimet klimatike në një burim madhor karboni. Shkencëtarët kërkojnë që abuzimi me Tokën të ndalohet në mënyrë që të shmanget i nxehti katastrofik.

Për ta zyrtarizuar këtë, po finalizohet një dokument mes zyrtarëve të qeverive dhe shkencëtarëve në panelin e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike. Në të do të kërkohet përdorimi i karburantit që mbron mjedisin, mbjellja e bimëve që zëvendësojnë plastikën si dhe rigjallërimi i jetës së egër.

Gjithashtu një kërkesë tjetër kryesore është mbjellja e bimëve që thithin dioksidin e karbonit nga atmosfera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos