Rrëzohet avioni privat gjatë uljes emergjente, të paktën 9 viktima

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2021, 07:30 | Bota
Rrëzohet avioni privat gjatë uljes emergjente, të paktën 9

9 persona humbën jetën pasi një avion privat u rrëzua gjatë një tentative për ulje emergjente në aeroportin e Las Americas në kryeqytetin e Republikës Dominikane, Santo Domingo.

7 prej tyre ishin pasagjerë dhe dy anëtarë te ekuipazhit. 6 prej viktimave ishin të huaj dhe ende nuk bëhet me dije kombësia e tyre.

Fluturimi ishte i destinuar për në Florida dhe ishte nisur pak përpara aeroportit Domenikane të La Isabela. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos