OKB: Ukraina shkel të drejtat e njeriut, cenon lirinë e medias

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2021, 15:23 | Bota
OKB: Ukraina shkel të drejtat e njeriut, cenon lirinë e medias

Ukraina ka cenuar median dhe të drejtat për lirinë e shprehjes si dhe grumbullimin paqësor, duke kundërshtuar ligjin ndërkombëtar. Kjo u deklarua nga zyra e Kombeve të Bashkuara gjatë debatit për të drejtat e njeriut, mes tensioneve në rritje midis Ukrainës dhe Rusisë

Ukraina akuzon Rusinë për grumbullimin e rreth 100,000 trupave në përgatitje për një ofensivë të mundshme ushtarake, të cilën Rusia e mohon.

Aktivistët, gazetarët dhe kritikët në Ukrainë janë vënë në shënjestër për të sfiduar qeverinë e Kievit, për të hetuar korrupsionin ose kufizimet e COVID-19, tha Nada Al-Nashif, zëvendës Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Sipas saj partitë politike opozitare ishin gjithashtu shënjestër e sulmeve, duke treguar raportin që dokumentonte incidentet që nga viti 2019.

"Ndërsa qeveria bëri disa përpjekje për të përmirësuar situatën, në shumicën e rasteve, autoritetet nuk arritën të mbronin anëtarët e shoqërisë civile nga sulmet ose të mbanin përgjegjës autorët. Një pandëshkueshmëri e tillë nxit sulme të mëtejshme, duke kontribuar në një mjedis të vetëcensurës”, tha al-Nashif.

Nga ana e saj ambasadorja e Ukrainës në OKB Yevheniia Filipenko, tha se pPresidenti Volodymyr Zelenskiy kishte nxjerrë një dekret për zhvillimin e shoqërisë civile gjatë pesë viteve të ardhshme.

Rusia aneksoi rajonin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014 dhe ka mbështetur separatistët që morën kontrollin e një pjese të Ukrainës lindore po atë vit dhe vazhdojnë të luftojnë forcat qeveritare ukrainase.

Filipenko tha se vetëm këtë vit, forcat ruse kishin nisur më shumë se 2000 sulme në pozicionet ukrainase, duke vrarë 65 ushtarë ukrainas dhe duke plagosur 261.

"Sot deri në 140 të burgosur politikë të Kremlinit po mbahen në Krime ose po transferohen në mënyrë të paligjshme në territorin rus. Nëse Rusia nuk e zvogëlon shtrirjen ushtarake përgjatë kufirit ukrainas, ndikimi i pushtimit do të ketë pasoja katastrofike”, tha Filipenko në forum.

Separatistët pro-rusë në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut dhe Luhansk në Ukrainën lindore kanë "kufizuar ashpër" liritë themelore, duke përfshirë lirinë e shprehjes dhe grumbullimin paqësor, tha al-Nashif.

Zyra e saj vazhdon të dokumentojë shkeljet e ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar humanitar në Krime, duke përfshirë frenimin e pikëpamjeve të ndryshme politike, tha ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos