Rrëzohet avioni F-18 i Forcave Ajrore të Spanjës

Nga A2 CNN
20 Maj 2023, 22:48 | Bota
Rrëzohet avioni F-18 i Forcave Ajrore të Spanjës

Një avion F-18 i Forcave Ajrore të Spanjës është rrëzuar në bazën ajrore të Zaragozës gjatë një fluturimi demonstrues.

https://youtu.be/1xOnliEefsk

Sipas agjencisë së lajmeve Europa Press, piloti arriti të largohej nga kabina përpara përplasjes me tokë.

Ai më pas u transportua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Avioni u rrëzua në një nga pistat e bazës ajrore teksa shkaqet nuk dihen ende. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos