Për herë të parë në balotazh, Erdogan: Kam besim se njerëzit e mi do të investohen për një demokraci turke të fortë

Nga A2 CNN
20 Maj 2023, 13:30 | Bota
Për herë të parë në balotazh, Erdogan: Kam besim se

Të dielën e ardhshme, më 28 maj, do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve më të forta presicenciale në Turqi, ku Recep Tayyip Erdogan do të kërkojë një mandat të tretë në drejtimin e vendit të tij.

Në një intervistë ekskluzive për CNN, Erdogan thotë se ka besim që do t’ia dalë të mundë rivalin Kemal Kılıçdaroğlu.

“Deri të dielën e kaluar ju kishit fituar pa problem çdo zgjedhje ku keni marrë pjesë. Është një rekord i jashtëzakonshëm përgjatë 20 viteve. Tani, lidershipi juaj është sfiduar dhe ju po garoni në balotazhin e parë presidencial në historinë e Turqisë. Sa besim keni?”, u pyet Erdogan nga gazetarja e CNN, Becky Anderson.

"Konkurrenti i tanishëm na sfidon prej 15 vitesh tashmë dhe është mundur çdo herë që na ka sfiduar. Kjo është një përvojë e re për demokracinë turke.Kam besim se njerëzit e mi do të marrin dalin në votime për një demokraci turke të fortë të dielën e ardhshme, sepse në raundin e fundit pjesëmarrja ishte 90%, tepër domethënëse. Është e paprecedentë në nivel botëror. Dhe shpresoj që njerëzit tanë nuk do të na zhgënjejnë", tha Erdogan. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/19/zbulohet-strategjia-fituese-e-erdogan-per-raundin-e-dyte-te-zgjedhjeve/
https://a2news.com/2023/05/18/kthesa-e-kilicdaroglu-nga-i-moderuar-ne-nacionalist-ne-prag-te-balotazhit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos