
Ushtria amerikane bën me dije se dy anëtarë të forcave të saj humbën jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në Afganistan.
“Jemi duke hetuar për shkaqet e rrëzimit të helikopterit. Megjithatë, të dhënat paraprake nuk tregojnë se ai është sulmuar nga zjarri armik”, thuhet në një deklaratë të ushtrisë ametrikane.
Nga ana tjetër, talebanët marrin përgjegjësinë për rrëzimin e helikopterit, i cili u përplas në tokë në provincën Logar, në jug të Kabulit.
“Helikopteri amerikan “Chinook” u rrëzua mbrëmë ndërsa po tentonte të sulmonte një pozicion të talebanëve në zonën e Pangramit, në Logar”, shkroi në rrjetet sociale zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid.
Megjithatë edhe këto deklarata po hetohen sepse talebanët shpesh herë marrin përgjegjësinë dhe kur ngjarjet janë aksidentale. (A2 Televizion)