Rrëzohet kërkesa për komision hetimor për investimet strategjike, tërhiqet një nga firmëtarët

Nga A2 CNN
24 Maj 2022, 17:42 | Politikë
Rrëzohet kërkesa për komision hetimor për investimet

Është rrëzuar kërkesa e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar investimet strategjike.

Sipas të dhënave për A2 CNN, kërkesa me 35 firmat e deputetëve për ngritjen e këtij komision ka shkuar në Konferencën e Kryetarëve sipas ligjit, por në momentin e fundit një prej tyre u tërhoq.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në fund të mbledhjes shpjegoi se shkak për mosngritjen e komisionit hetimor ishte pikërisht mosrespektimi i kërkesës me 35 firma deputetësh.

Opozita kërkoi më herët që ky komision të përbëhej nga 15 anëtarë, 7 nga opozita dhe 8 nga mazhoranca, dhe veprimtaria e tij ishte 4 muaj.

Në një reagim në Twitter, Gazment Bardhi, krahas publikimit të kërkesës, hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ky i fundit ka ndarë pronat publike për familjarët e miqtë e tij, duke përdorur ligjin për investime strategjike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos