
Një helikopter me 16 persona në bord është rrëzuar në një liqen në lindje të Rusisë.
Në bordin e helikopterit ishin 13 turistë, si dhe 3 anëtarë të ekuipazhit. Mediat ruse kanë raportuar se 8 nga personat në bord kanë arritur të shpëtojnë
Grupet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendin ku ka rënë helikopteri Mi-8, në liqenin Kuril në Gadishullin Kamchatka. (A2 Televizion)