
Një avion i vogël turistik është rrëzuar sot jashtë aeroportit 'G.Allegri' në Padova të Italisë. Mediat italiane raportojnë se ka humbur jetën piloti i avionit.
Sipas rindërtimit të skenës së aksidentit, mësohet se avioni ishte në fazën e uljes, dhe ndoshta për shkak të një gabimi, ose një problemi teknik, goditi një pemë dhe u përplas për tokë. Pak metra nga vendi i aksidentit ishte një rrugë mjaft e populluar e qytetit. (A2 Televizion)