Sekuestrohen 6 tonë hashash me vlerë 13 mln euro në kanalin e Siçilisë

Nga A2 CNN
19 Qershor 2021, 11:57 | Bota
Sekuestrohen 6 tonë hashash me vlerë 13 mln euro në kanalin e

Gjashtë tonë hashash, me një vlerë të vlerësuar të tregut prej rreth 13 milion euro, u kapën në ngushticën e Siçilisë nga ushtarët e komandës operacionale detare ajrore dhe komandës provinciale të Palermos të Guardia di Finanza. Droga ishte në një anije me vela me flamurin e Shteteve të Bashkuara, e cila u sekuestrua. Policia arrestoi edhe ekuipazhin e anijes të prbërë nga 3 bullgarë.

Anija, që lundronte me flamurin e SHBA, u pikas nga një avion i Guardia di Finanza, i përdorur në aktivitetet e mbikëqyrjes dhe patrullimit në Mesdheun perëndimor. Pas zbulimit, varka me vela u monitorua për rreth 12 orë nga anija patrullore multirole P02 'Monte Cimone. Pasi mori lejen e nevojshme për kontroll të policisë, ekipi i anijes patrullore vazhdoi me procedurat e ndalimit të saj. Në bord ishin tre anëtarë të ekuipazhit, me kombësi bullgare, dhe u gjet një sasi e madhe e hashashit.

Anija u dërgua në portin e Palermos për të vazhduar aktivitetin e policisë gjyqësore nga Grupi i Hetimit mbi Krimin e Organizuar (Gico) të bërthamës së Policisë Ekonomike dhe Financiare dhe stacionit detar të Palermos. Operacioni përfundoi me arrestimin e tre anëtarëve të ekuipazhit dhe kapjen e anijes së përdorur për trafik të paligjshëm dhe afërsisht gjashtë tonë hashash i cili, sipas vlerësimeve të hetuesit, do të kishte dhënë rreth 13 tonë hashash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos