Rriten ndjeshëm shifrat e COVID-19 në gjithë Europën, Spanja rikthehet në shifrat e majit

Nga A2 CNN
29 Korrik 2020, 23:14 | Bota
Rriten ndjeshëm shifrat e COVID-19 në gjithë Europën, Spanja

Nuk mund të quhet ende një valë e dytë, por bilanci i pandemisë në Europë po kap sërish shifra shqetësuese.

Ndërkohë situata në Itali duket ende nën kontroll, në Spanjë dhe Francë statistikat e COVID-19 po i rikthehen niveleve të pranverës.

Në Francë regjistrohen 1392 raste, bilanci më i rëndë prej një muaji, ndërkohë që viktimat janë 15.

Situata nuk paraqitet më e mirë në Spanjë, ku sot u testuan pozitivë 1153 raste, bilanci më i rëndë nga 2 maji i kaluar. Zonat më të goditura mbetet kryeqyteti Madrid dhe krahina autonome e Katalonjës. Rastet nuk kanë shmangur as futbollistët, ku sot tre futbollistë të La Liga janë konfirmuar pozitivë.

Shqetësime paraqet edhe Gjermania, me 684 raste dhe 6 viktima, me një situatë më kritike në Bavari.

Në Europën Lindore, vatra më e nxehtë mbetet sërish Rumania, ku janë deklaruar gjatë 24 orëve të fundit 1182 raste të reja me koronavirus, si dhe 30 viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos