Rriten raste me Covid në Kosovë, asnjë humbje jete

Nga A2 CNN
8 Janar 2022, 20:14 | Kosova
Rriten raste me Covid në Kosovë, asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 264 raste me COVID-19, nga 7125 testime të kryera.

Fatmirësisht gjatë ditës së fundit, nuk është shënuar asnjë vdekje nga koronavirusi, ndërkohë që rastet aktive janë 1.251.

Sipas MSH-së në 24 orët e fundit janë dhënë 2.877 doza të vaksinës kundër COVID-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos