
Shifra aspak premtuese vijnë nga Italia përsa i përket rasteve të reja me koronavirus, edhe pse autoritetet e justifikojnë me faktin e kryerjes së një numri të lartë testimesh nga sa ishin bërë më parë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, në vendin fqinj nga më shumë se 120 mijë testime të kryera, 2499 persona rezultuan të infektuar me Sars-Cov2. Gjithashtu u regjistruan dhe 23 humbje jete.
Rajonet me më shumë raste të reja vijojnë të jenë Kampania, Lombardia dhe Lazio, ndërsa raportohet dhe një rritje e lehtë e të shtruarve në terapitë intensive.
Që nga nisja e pandemisë, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka kryer më shumë se 11.5 milionë testime. (A2 Televizion)