Rritet bilanci i viktimave nga koronavirusi, problem në rritje dhe infektimi i mjekëve

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2020, 08:37 | Bota
Rritet bilanci i viktimave nga koronavirusi, problem në rritje dhe

Vijon të rritet me ritme shumë të shpejta bilanci i viktimave si pasojë e koronavirusit në Kinë. Vetëm në 24 orët e fundit 121 persona humbën jetën duke e çuar numrin total mbi 1450.

“Bazuar në këtë trend të dhënash, duket qartë se pavarësisht punës së mirë të autoriteteve kineze për të mos lejuar përhapjen e virusit jashtë zonës apo kufijë, asnjë nga këto masa nuk ka shërbyer si duhet në përballimin e situatës”, u shpreh një studiues i sëmundjeve infektive.

Pas pushimeve të vitit të ri hënor, statistikat tregojnë se vetëm 21% e punëtorëve u kthyen të martën në vendet e tyre të punës duke i lënë shumë kompani prodhuese në kaos.

Por përveç luftes kundër përhapjes së virusit dhe shpëtimit të jetëve, Kina po përballet edhe me një tjetër problem që është infektimi i mjekëve që po trajtojnë të infektuarit në spitale.

Ndërkohë Japonia ka regjistruar viktimën e parë nga koronavirusi duke u bërë vendi i tretë në botë që preket më rëndë nga epidemia globale. Japonia po përjeton një barrë të madhe nga virusi pasi njeh qindra raste të infektuarish, përfshi edhe anijen me 3700 turistë në bordin e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos