Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Indonezi

Nga A2 CNN
6 Prill 2021, 07:43 | Bota
Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Indonezi

Te paktën 157 viktima dhe dhjetëra të zhdukur raportohen nga përmbytjet dhe erozioni i dherave që solli cikloni tropikal në Indonezinë e largët dhe Timorin Lindor.

Lajmi konfirmohet nga Qendra Indoneziane për Menaxhimin e Katastrofave.

Jug-lindja e arkipelagut indonezian është mbingarkuar në dy ditët e fundit nga cikloni tropikal Seroja, i cili shkaktoi shira të rrëmbyeshëm, rrëshqitje dheu, përmbytje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos