
Ministria e Shëndetësië në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar pasditen e së martës se numri i personave të prekur nga koronavirusi në vend ka arritur në 148.
Nga testimet e kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar të prekur me virusin vdekjeprurës me origjinë nga Kina dhe 12 persona të tjerë.
Zonat më të prekura nga Covid-19, janë ajo e Shkupit me 88 persona, Dibra me 40 raste, Kumanova me 8 etj.
Deri në këto momente në Maqedoninë e Veriut janë dy persona që kanë humbur jetën nga koronavirusi. (A2 Televizion)