
Kosova ka raportuar një tjetër humbje jete si pasojë e koronavirusit duke e çuar në 27 numrin total të viktimave nga kjo pandemi.
Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës bën me dije se viktima është një 63-vjeçare, e cila vuante dhe nga disa sëmundje bashkëshoqëruese.
Në Kosovë që nga nisja e pandemisë, janë të regjistruar 860 persona të infektuar nga Covid-19, 533 prej të cilëve janë shëruar. (A2 Televizion)