Ulet numri i të infektuarve në Kosovë, 38 të shëruar nga koronavirusi

Nga A2 CNN
2 Maj 2020, 22:43 | Kosova
Ulet numri i të infektuarve në Kosovë, 38 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije se në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Kosovë janë regjistruar 10 raste të reja me koronavirus. Personat e infektuar janë nga qytetet e Mitrovicës, Prizrenit dhe Rahovicës.

Gjithashtu IKSHP bën me dije se 38 pacientë të tjerë e kanë fituar betejën me Covid-19 dhe kanë dalë nga spitali ditën e shtunë.

Duke marrë parasysh të dhënat e fundit, në Kosovë regjistrohen 823 persona të infektuar me koronavirus, 336 prej të cilëve janë shëruar edhe 22 kanë vdekur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos