
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca dolën në një konferencë pas takimit me bordin e krijuar së fundmi për monitorimin e çmimeve të produkteve bazë të shportës.
Sipas ministres Ibrahimaj, një ndër vendimet e rëndësishme ishte që bordi nuk do të lejojë që çmimet e ushqimeve të mos rriten sapo të rritet importi dhe bursa.
“Kemi pasur një takim me përfaqësues të prodhimit, tregtarë të shumicës, por edhe përfaqësues të tregtisë me pakicë, është mbledhur bordi i monitorimit të çmimit të produkteve të shportës. Ky instrument do të shërbejë në përcaktimin e çmimeve të produkteve të shportës. Kjo është një situatë e pazakontë, në të cilën ne nuk do të donim të ndërhynim, por ka nevojë për monitorim, jo sepse ka pasur abuzime në çmime, por lufta krijon pasiguri. Gjatë ditëve të fundit ka pasur rritje të lartë të çmimeve të produkteve të shportës. Bordi nuk do të lejojë që çmimet të rriten me rritjen çmimeve të importit. Bordi do të ketë si detyrë monitorimin e kostos dhe marzhit të fitimit. Kemi vendosur një garanci që do të përdoret nga tregtarët që produktet në treg të mos mungojnë”, tha Brahimaj. (A2 Televizion)