
Rritja e numrit te rasteve me Covid-19 ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë të hapë sërish spitalin Covid3. Lajmin e bëri të ditur Ministrja Ogerta Manastirliu.
Në një postim në rrjetet sociale ajo shkruan se është riaktivizuar plani për përballimin e situatës, për t’iu përgjigjur fluksit në spitale, me përforcimin e ekipeve mjekësore.
Manastirliu gjeti edhe një herë rastin t’u bënte thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë muajin shtator për t’u vaksinuar.
Në Shqipëri, sipas shifrave të përditësuara nga Ministria e Shëndetësisë, janë 11288 raste aktive, prej të cilave 117 persona janë të shtruar në spital.
Që nga nisja e pandemisë, Shqipëria ka raportuar 149117 raste me koronavirus dhe 2508 viktima. (A2 Televizion)