All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rritja e moshës së daljes në pension, qeveria e Macron i shpëton mocionit të mosbesimit

Nga A2 CNN
20 Mars 2023, 19:15 | Bota
Rritja e moshës së daljes në pension, qeveria e Macron i
All - Paragraf - 1

Qeveria e Emmanuel Macron-it i ka mbijetuar një mocioni mosbesimi në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të hënën. Qeverisë së Macron iu desh të votëbesohej pasi Dhoma e Ulët kaloi një projektligj për të ndryshuar sistemin e pensioneve në vend.

Mocioni i mosbesimit i iniciuar nga një grup i vogël i qendrës dhe i mbështetur nga një koalicion të majtësh mori 278 vota, nga 287 që duheshin në total për të kaluar.

All - Paragraf - 3

Një tjetër mocion për iniciativën pritet të marrë më pak mbështetje nga grupe të tjera të ligjvënësve francezë. Nëse të dy mocionet dështojnë, projektligji do të cilësohet i kaluar.

Kujtojmë se Presidenti Emmanuel Macron urdhëroi përdorimin e kompetencave të veçanta kushtetuese për ta kaluar projektligjin që rrit moshën e pensionit nga 62 në 64, pa u dhënë mundësi ligjvënësve që ta votonin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/20/mocion-mosbesimi-ndaj-macron-pas-protestave-presidenti-francez-sfidohet-ne-parlament/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos