Putin dhe Xi thellojnë aleancën: Rusia dhe Kina ndajnë objektiva të ngjashme

Nga A2 CNN
20 Mars 2023, 17:06 | Bota
Putin dhe Xi thellojnë aleancën: Rusia dhe Kina ndajnë objektiva

Kina dhe Rusia ndajnë objektiva të përbashkëta.” Kjo është ajo që ka deklaruar presidenti kinez Xi Jinping gjatë mbledhjes me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Lideri kinez ndodhet në një vizitë zyrtare në Moskë.

“Është e vërtetë që të dy vendet tona ndajnë objektiva të njëjta ose të ngjashme. Ne kemi bërë përpjekje për prosperitetin e vendeve tona... mund të bashkëpunojmë dhe të punojmë së bashku për të arritur qëllimet tona," tha Xi.

Po ashtu, presidenti kinez solli në vëmendje se vizita në Rusi është e para që ai bën qëkur u rizgjodh sërish si i pari i vendit. Ai po ashtu i uroi homologut të tij rus që të rizgjidhet sërish President.

“E di që Rusia mban zgjedhje presidenciale vitin që vjen. Zhvillimi i Rusisë është përmirësuar ndjeshëm nën udhëheqjen tuaj të fortë. Unë besoj se populli rus do të vazhdojë t'ju mbështesë fuqishëm," tha ai.

Xi tha se Kina “vlerëson shumë” lidhjet Kinë-Rusi dhe se të dyja vendet mund të bashkëpunojnë për të përmbushur objektivat e tyre të zhvillimit.

Presidenti Xi theksoi gjithashtu se vendi i tij i vlerëson shumë lidhjet Kinë-Rusi dhe se të dyja vendet mund të bashkëpunojnë për të përmbushur objektivat e tyre të zhvillimit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/20/presidenti-kinez-mberrin-ne-moske-gati-te-mbikeqyrim-rendin-boteror/

A2 CNN Livestream

Latest Videos