Rritja e pagave në administratë, Qeveria kujtohet për premtimin

Nga A2 CNN
4 Prill 2019, 19:30 | Ekonomi
Rritja e pagave në administratë, Qeveria kujtohet për premtimin

6 muaj më parë Kryeministri do të premtonte rritje pagash për 65 mijë punonjës të administratës. Qeveria do të miratonte brenda pak javësh buxhetin, ku do të caktoheshin rreth 2 miliardë lekë si fond i veçantë për rritjen e pagave.

Por kur 1 prilli erdhi dhe iku, u duk se qeveria e kishte harruar zotimin. Midis vështirësive në mbledhjen e të ardhurave, borxheve të akumuluara ndaj biznesit dhe krizës politike, premtimi kaloi në plan të dytë. Media dhe opozita nxituan të kujtojnë kryeministrin për rritjen e pagave, një veprim elektoral, që do të bëhej vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve të planifikuara lokale.

Atëherë, qeveria doli me një deklaratë për të treguar se rritja do të bëhet.

https://www.facebook.com/aniladenaj.al/posts/647607272349584

Për ekspertët, rritja e pagave është thelbësore, edhe pse do të nxiste konsumin, në një kohë kur perspektiva e rritjes ekonomike është e zymtë. Rritja për 65 mijë punonjës në arsim, shëndetësi dhe ushtri tashmë do të jetë në masën 7%. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos