Rikthehet në Francë gjendja e emergjencës shëndetësore për shkak të pandemisë së koronavirusit, me anë të një dekreti që u miratua nga këshilli i ministrave. Ky vendim tashmë i jep mundësinë qeverisë të vendosë masa urgjente për të parandaluar përhapjen e pandemisë, duke përfshirë këtu dhe lëvizjen e qytetarëve. Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi nga ora 21:00 deri në 06:00 në Paris dhe tetë qytete të tjerë për të kontrolluar përhapjen e shpejtë të koronavirusit në vend. (A2 Televizion)
Rritja e rasteve me COVID-19, Franca ndalon lëvizjet pas orës 21 të mbrëmjes
