Rritja fiktive e bilanceve, Juventus e Napoli rrezikojnë gjoba të majme

Nga A2 CNN
12 Prill 2022, 12:59 | Futboll
Rritja fiktive e bilanceve, Juventus e Napoli rrezikojnë gjoba të

Nis në Itali gjyqi sportiv për rritjen fiktive të bilanceve nga klubet e futbollit. Gjykata e federatës do të shprehet rreth çështjes së 11 klubeve dhe 61 drejtuesve, të cilët akuzohen për mashtrim financiar.

Mes skuadrave të përfshira në këtë skandal, 5 janë nga Seria A. Bëhet fjalë për Juventus, Napoli, Sampdoria, Genoa dhe Empoli. Ekipet e tjera që akuzohen janë Pro Vercelli, Parma, Pisa, Empoli, Chievo, Novara dhe Pescara.

Të gjithë akuzohen se kanë përgjegjësi për rritje të jashtëligjshme të vlerës së futbollistëve, me qëllim shtimin fiktiv të të ardhurave në bilancet e klubeve. Procesi gjyqësor nisi me formulimin e akuzave nga ana e prokurorëve të federatës. Ata kanë përpunuar edhe një algoritëm, sipas të cilit do të përcaktohen se cilat operacione të merkatos mund të cilësohen fiktive dhe deri në çfarë mase është realizuar rritja e bilanceve.

Juventus dhe Napoli, por edhe pjesa më e madhe e skuadrave të përfshira në këtë skandal, rrezikojnë gjoba të majme dhe pezullime të drejtuesve të klubit të përfshirë, por pritet të evitojnë dënimet sportive. Të vetme që rrezikojnë më tepër janë Parma dhe Pisa. Sipas akuzës, këto dy skuadra realizuan rritje fiktive të të ardhurave me qëllim që të përfitonin licencën e regjistrimit në kampionat.

Për këtë arsye, Parma dhe Pisa rrezikojnë penalizim të rëndë me pikë në renditje, teksa skenari më i keq është edhe përjashtimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos