Kastrioti fiton sfidën e mbijetesës, Dinamo drejt rënies

Nga A2 CNN
11 Prill 2022, 17:08 | Futboll
Kastrioti fiton sfidën e mbijetesës, Dinamo drejt rënies

I gjithë sezoni i Dinamos i përmbledhur në këtë gol të pësuar përballë Kastriotit.  Skuadër e papërqendruar, e cila lejon kundërshtarët ta ndëshkojnë shumë lehtë dhe që tashmë e sheh veten me një këmbë në Kategorinë e Parë.

Blutë humbën 1-0 duelin direkt për mbijetesë dhe do t’u duhej një mrekulli për të qëndruar mes më të mirëve. Në atë që ishte ndoshta takimi më i rëndësishëm i vitit, kryeqytetasit u shfaqën apatikë, pa ide dhe pa forcën për të kërkuar me vendosmëri dhe çdo mënyrë fitoren.

Gabime të pafalshme përballë një rivali si Kastrioti, që luan në mënyrë mjaft solide dhe të ndëshkon në rastin e parë. Kjo ndodhi në minutën e 69-të, kur Siljanovski nuk arriti të largonte goditjen e Selmanit.

Ai episod vendosi ndeshjen dhe ndoshta vulosi fatin e Dinamos, që ashtu si Skënderbeu ka vetëm shanse matematike për të qëndruar në Superiore. Kur mbeten edhe tetë javë nga fundi i kampionatit, blutë renditen të parafundit, me 23 pikë, 8 më pak se Egnatia e zonës play out. Kastrioti në anën tjetër hodhi një hap të rëndësishëm në sigurimin e mbijetesës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos