Qëllohet me armë një autobus i parkuar në Belsh

Nga A2 CNN
1 Mars 2023, 17:18 | Kronikë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të mërkurë në Belsh. Policia raporton se është qëlluar me armë një autobus i parkuar dhe shkak dyshohet të jetë bërë konkurrenca.

Për këtë rast, policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. T., pas rreth një ore ndjekjeje.

“Qëlloi me armë zjarri në drejtim të shtetasit A. T., për arsye konkurrence, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë dhe veprimeve të shpejta hetimore, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga, pas 1 orë ndekjeje, 35-vjeçari. 

Si pasojë e të shtënave janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtonte shtetasi A. T.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një shtetasi tjetër, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.  

Si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të stacionit të Policisë Belsh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, pas një orë ndjekjeje, është bërë e mundur kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, shtetasit A. D., 35 vjeç, banues në Belsh.    Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të autobusit që po drejtohej nga shtetasi A. T., për motive konkurrence (të ardhurat nga transportimi i pasagjerëve, me autobus)”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos