Aksident në një ndërmarrje të përpunimit të metaleve, humb jetën punonjësi 40-vjeçar në Patos

Nga A2 CNN
1 Mars 2023, 16:54 | Kronikë
Aksident në një ndërmarrje të përpunimit të

Një aksident në vendin e punës i ka marrë jetën një 40-vjeçari në Patos. Bëhet e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:45, në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve.

Punonjësi 40-vjeçar dyshohet se gjatë procesit të punës, është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos