All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rroftë kinemaja! Nis në Venecia, festivali më i vjetër i filmit në botë

Nga A2 CNN
31 Gusht 2023, 11:46 | Aktualitet
Rroftë kinemaja! Nis në Venecia, festivali më i vjetër i
All - Paragraf - 1

Rroftë kinemaja!…Ishte ky mesazhi që çeli siparin e Festivalit më të vjetër në botë, mbrëmjen e së mërkurës, në një ceremoni kushtuar talentit në ekran dhe jashtë tij. Festivali i Venecias nisi me një homazh ndaj karrierës së regjisores italiane, Liliana Cavani, ndërsa u përmend edhe mungesa e yjeve të Hollivudit, teksa greva e aktorëve mbajti larg tapetit të kuq, shumë prej emrave më të famshëm. 90-vjeçarja Cavani, e cila u vlerësua me luanin e artë për arritjet në karrierë, u kërkoi producentëve t’i kushtojnë më shumë vëmendje kontributit të grave në kinema.

“Jam gruaja e parë që e marr këtë çmim dhe kjo nuk është e drejtë. Ka gra skenariste dhe regjisore të cilat punojnë po aq mirë sa burrat dhe puna e tyre duhet të ketë mundësinë të shihet dhe vlerësohet. Duhet më shumë balancë”, tha Liliana Cavani

All - Paragraf - 3

23 filma përfshirë ato te regjisorëve Bradley Cooper, Yorgos Lanthimos, David Fincher apo Sofia Coppola do të garojnë për çmimin prestigjoz të luanit të artë në eventin që zgjat deri më 9 shtator. Juria përbëhet nga emra të njohur si Jane Campion, Martin McDonagh, Mia Hansen-Lovedhe Santiago Mitre, me regjisorin e "La La Land" dhe "Whiplash" Damien Chazelle që do të mbajë rolin e presidentit.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos