Momente tmerri, tufa e qenve endacak ndjek djalin e vogël! Veprimi i zgjuar që i shpëtoi jetën (VIDEO)  

Nga A2 CNN
30 Gusht 2023, 17:42 | Aktualitet
Momente tmerri, tufa e qenve endacak ndjek djalin e vogël! Veprimi i zgjuar

Një djalë i vogël në Rusi ka përjetuar momente tmerri. Teksa ishte në plazh, ai është ndjekur nga një tufë qensh endacakë. Incidenti ka ndodhur më 27 gusht, kur qentë e egër filluan ta ndiqnin djalin ndërsa ai po luante në vendin e quajtur Makhachkala.

Siç shihet edhe në pamje, fëmija vrapon në plazh, ndërsa tufa e qenve endacakë e ndjek. Për të shpëtuar, djali i vogël zhytet në det, duke lënë qentë të lehin në breg.

Megjithatë, pavarësisht se ka shpëtuar, sipas Reuters, djali i vogël ka marrë disa lëndime në trup. (A2 Televizion)

https://youtu.be/70i299sELlc?si=3cFW3Jus99SdIYi2

A2 CNN Livestream

Latest Videos