Rrufeja godet për vdekje të moshuarin në Dibër

Nga A2 CNN
23 Gusht 2023, 16:26 | Kronikë
Rrufeja godet për vdekje të moshuarin në Dibër

Një i moshuar ka humbur jetën, pasi u godit nga rrufeja në bjeshkët e Gramës në Dibër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, teksa 70-vjeçari po kulloste bagëtitë.

Dibër/informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në bjeshkët e Gramës në Dibër, shtetasi R.K., rreth 70 vjeç,  duke kullotur bagëtitë,  dyshohet se është goditur nga shkarkesa elektrike (rrufe) dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos