Me armë në makinë po udhëtonte drejt Francës, kapet “rezidenti”

Nga A2 CNN
23 Gusht 2023, 09:31 | Kronikë
Me armë në makinë po udhëtonte drejt Francës, kapet

Policia në portin e Durrësit ka arrestuar një shtetas 21 vjeçar nga Kosova, nën akuzën e trafikut të armëve dhe municioneve.

Në kuadër të operacionit “Rezidenti”, u arrestua i riu Valmir Ademi, në makinën e të cilit u gjet një pistoletë e fshehur, të cilën kishte si synim ta trafikonte në Francë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në vijë të dytë, në automjetin tip "Fiat 500" që drejtonte 21-vjeçari, Policia gjeti të fshehur një armë zjarri pistoletë dhe 2 krehra të saj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos