Ruçi dhe Balla në Gjermani: Mazhoranca në Bundestag, pro negociatave

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2019, 20:11 | Politikë
Ruçi dhe Balla në Gjermani: Mazhoranca në Bundestag, pro

Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla u pritën sot nga presidenti i Bundestagut Wolfgang Schauble.

Politikani i njohur gjerman rikonfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për sa i përket çeljes së negociatave, duke shtuar që Bundestagu “ndjek nga afër progresin e Shqipërisë” për reformat.

https://twitter.com/taulantballa/status/1092818820618747906
Postimi i Taulant Ballës

Nga ana e tij, Ruçi i pohoi Schaubles që reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë prioritete të qeverisë shqiptare.   

Taulant Balla ndërkohë postoi në rrjetet sociale një postim ku thuhet se presidenti i Bundestagut siguroi politikanët shqiptarë se “ekziston një mazhorancë në Bundestag që është dakord me fillimin e negociatave me BE”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos