All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Rusia, përgjegjëse për vrasjen e 100 civilëve në 4 ditët e fundit”

Nga A2 CNN
4 Maj 2023, 22:50 | Bota
“Rusia, përgjegjëse për vrasjen e 100 civilëve në
All - Paragraf - 1

Sulmet ajrore të Rusisë kundër Ukrainës janë përgjegjëse për plagosjen dhe vrasjen e më shumë se 100 civilëve në katër ditët e fundit.

Mes viktimave, sipas shifrave të publikuara nga SHBA, janë edhe të paktën pesë fëmijë.

All - Paragraf - 3

"Shtetet e Bashkuara nuk do të mbyllin sytë para asaj që po ndodh në Ukrainë," tha Vedant Patel, zëvendës zëdhënësi kryesor në Departamentin e Shtetit.

Shifrat vijnë në një ditë kur Rusia ka akuzuar SHBA-në se qëndron pas një sulmi me dron në Kremlin, për të cilin ajo pretendon se ishte atentat ndaj Vladimir Putinit.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane janë ende duke u përpjekur të përcaktojnë se kush qëndron pas incidentit me dron dhe po analizojnë mundësi të ndryshme.

All - Paragraf - 6

Një dyshim është që të bëhet fjalë për një operacion të rremë nga Rusia ose që një grup ekstrem me simpati për Ukrainën mund të ketë qenë i përfshirë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos