Rusët që u futën në uzinën e Gramshit, gjykata jep masën e sigurisë

Nga A2 CNN
24 Gusht 2022, 13:45 | Aktualitet
Rusët që u futën në uzinën e Gramshit, gjykata jep

Dy rusët Mikhail Zorin e Svetlana Timofoeva dhe ukrainasi Fadir Aplativ janë njohur këtë të mërkurë me masën e sigurisë pas ngjarjes së Gramshit. Gjykata dhe masën e sigurisë arrest me burg për të tre personat e arrestuar në flagrancë.

Ditën e shtunë, ata u futën në uzinën e Gramshit, ku u përplasën me dy ushtarë shqiptarë, të cilët përfunduan në spital pasi u sulmuan me spraj.

Ata do të hetohen vetëm për 2 vepra penale nga 5 që kishte kërkuar prokuroria, për sigurim informacioni në bashkëpunim dhe dhunën e ushtruar ndaj ushtarëve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/24/publikohen-pamjet-ruset-ne-gjykaten-e-elbasanit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos